
Në vijim të ankesës së pedagogëve dhe nxënëseve të Institucionit Arsimor Privat Parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” lidhur me mbylljen e këtij kolegji në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe të sqarimeve të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit verifikoi ankesën dhe dokumentacionin që ka lidhje me këtë çështje dhe arriti në përfundimin se ky vendim duhet të rishihet.
Lidhur me këtë raport, në një lidhje me edicionin e lajmeve në MCN tv, Skype Erinda Skëndaj, kryetarja e Komiteti Shqiptar të Hesinkit, vlerëson se vendimi për mbyllje është i paarsyetuar dhe i pa konkretizuar.
Vendimi i Këshillit të Ministrave lidhur më këtë mbyllje është një vendim i paarsyetuar, i pakonkretizuar, në kuptim të fakteve konkrete, që kanë çuar autoritetet në një vendimmarrje të tillë, që nuk i ka dhënë mundësi drejtuesve të këtij Kolegji për të korrigjuar çështje të cilat mund të rregulloheshin nga pikëpamja infrastrukturore në godinë ku është menduar të bëhej zhvendosja.
Ka patur gjithashtu edhe një arsye ë atë që na është referuar nga përfaqësuesi ligjor i Kolegjit, që ata nuk ishin në mundësi objektive për ti mbajtur të dyja godinat.
Sipas Skëndaj, nëse çështja shkon të tej, konkretisht në Gjykatën ndërkombëtare të se Drejtave të Njeriut, shteti shqiptar ka një barrë të fortë prove.
Nuk di si do të ndikoj ky vendim në fatin e institucioneve te tjera, po di t’ju them që rasti i Kolegjit Mehmet Akif, ka një interes te fortë publik jo vetëm për elemente e mësipërm, por edhe për arsyet e lidhur të shtetit shqiptar ka patur ndaj shtetasve turq, që kanë kërkuar një mbrojte te veçantë dhe azil në Shqipëri.
Ajo që mund të ndaj me ju është që menjëherë pas dëbimit të shtetasit turk Harun Çelik, kemi pasur një takim me përfaqësues të tjerë të institucioneve të arsimit, të një kolegji tjetër turk, të cilët na kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e tyre, nisur nga precedenti i dëbimit të shtetasit turk.
Nuk mund të them emrin e kolegjit, por mund të them se shteti shqiptar, në situatat e krijuara, ka një barrë të fortë prove, jo vetëm për rastin konkret por edhe nëse këto çështje do të shkojnë më tej, edhe në instancat ndërkombëtare përfshirë këtu edhe ndoshta atë të Gjykatën ndërkombëtare të se Drejtave të Njeriut për te vërtetur se këto vendime kanë ardhur si pasojë e mos zbatimit të ligjit.
Kryetarja e Komiteti Shqiptar të Helsinkit, bëri të ditur se nesër mbahet seanca e parë në Gjykatën Administrative, lidhur me çështjen e mbylljes së kolegjit, dhe se Komiteti do të jetë i pranishëm në gjyq, për të monitoruar procesin.



