Sipas ekspertëve, fshehja e emocioneve, ose mos shfaqja e tyre ashtu si i ndiejmë, mund të arrijë një pikë që të shkaktojë probleme serioze për sistemin imunitar.
Por shumë persona e kanë shumë të vështirë t’i shfaqin emocionet ashtu si në të vërtetë i ndiejnë. Kjo sjellje, e cila sjell shqetësime dhe problematika, në mjekësi njihet me termin "alexithymia". Bëhet për fjalë për një gjendje të vetëdijshme emocionale që shkakton pamundësinë për të përshkruar emocionet reale tek tjetri.
Por për fat të keq specialistët në fushën e PNI (Studiues në fushën e Psikoneuroimunologjisë) janë të bindur se fshehja e emocioneve të vërteta që ndjejmë mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet, sidomos në sistemin imunitar.
Sa herë kemi lexuar se emocionet ndikojnë edhe në shëndetin tonë fizik? Sipas PNI është pikërisht kështu dhe po e vërtetojnë studime të ndryshme rreth stresit, emocioneve, sëmundjeve dhe vdekjes.
Sipas disa studimeve, kërkuesit kanë bërë një lidhje mes stresit dhe sistemit imunitarë dhe kanë arritur në përfundimin se ata që përjetojnë më shumë stress pësojnë ulje në performancën e tyre dhe nuk janë efektivë, si dhe ulje të sistemit imunitarë.
Stresi shkakton grip, virozë dhe herpes
Duke mos i shprehur emocionet dhe duke akumuluar brenda vetes, stresi bëhet pjesë e juaja dhe nuk jeni në gjendje që të menaxhoni emocione të ndryshme, qoftë pozitive, ose negativë.
Sipas studiuesve, qelizat e sistemit tonë imunitar vijnë për të lëshuar lëngje (citokina), një lloj mesazhi që rrit komunikimin midis qelizave.
Në atë mënyrë ata mund t'i dërgojnë njëri-tjetrit informacion për të zhvilluar më shumë qeliza në rast infeksionesh. Në rast stresi, prodhimi i citokineve është i rrezikuar, siç është edhe aftësia e sistemit imunitar për të mposhtur infeksionet.
Në rast se gjendja shpirtërore është pozitive, reagimi imunitar rritet gjithashtu. E njëjta gjë vlen edhe për ata që kanë marrëdhënie të shkëlqyera shoqërore, por edhe miqësi të sinqerta, të cilat përmirësojnë sistemin tonë imunitar, duke rritur gjithashtu edhe jetëgjatësinë.
Zemërimi, agresioni, ankthi dhe mosbesimi përkundrazi shkaktojnë një efekt të kundërt. Ata që stresohen për një kohë të gjatë kanë më shumë të ngjarë të takohen me: sulmet e zemrës, hypertension, sëmundje kardiovaskulare, kancer.
Për të përfunduar, mbani mend se emocionet tona me sa duket janë në gjendje të ndikojnë në shëndetin tonë, shumë më tepër se sa mendojmë.



