Lala zbulon se cilat janë kompanitë e kontrolluara nga SPAK në pronësi të Ajola Xoxës e Arbër Veliaj dhe personave të tjerë

Lala zbulon se cilat janë kompanitë e kontrolluara nga SPAK në pronësi të Ajola Xoxës e Arbër Veliaj dhe personave të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të familjarëve të tij, në kuadër të një hetimi pasuror.

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, zbuloi për herë të parë kompanitë e kontrolluara nga SPAK, në pronësi të Ajola Xoxës dhe Arbër Veliaj dhe të disa personave të tjerë, të afërt me çiftin Veliaj.

Avokatët e znj. Xoza dhe të vëllait të Veliaj, Arbër Veliaj, i janë drejtuar më një kërkese Gjykatës së Posaçme për kundërshtimet e veprimeve të SPAK duke i konsideruar të paligjshme.

Njëherazi janë kontrolluar edhe kompanitë e znj.Xoxa, dhe kompanitë e Arbër Veliajt. Për znj. Xoxa është kontrolluar kompania ‘Partner slow” e cila është një zyrë juridike, është një lajm që nuk është bërë asnjëherë publik por kam arritur të kem të dhëna mes burimeve të besuara, pastaj “Nan garely”, qendra harabel që administrohet nga ajo, “Ava studio” që ka të njëjtin adresë me qendrën Harabel, por “Ava studio” administrohet nga Valbona Xoxa, që kam informacione se është nëna e Ajolës.

Ndërkohë sa i përket vëlluat të Erion Veliaj, Arbërit, i është kontrolluar kompania “Gogël sh.p.k”, kompani që merret kryesisht me reklama, pastaj janë kontrolluar dy banesa, një në zonën e Bregut të Dielit dhe një në Qerret. Pra, këto janë sa i përket familjarëve të kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë kam mësuar, nga burimet e mia, se janë kontrolluar edhe ambiente personal të personave të tjerë. Bëhet fjalë për shtetasin Elman Abule, konsiderohet si një person i besuar nga Veliaj, ai ka dhe një hetim të hapur nga Prokuroria e Tiranës, pastaj është bërë kontroll personal i shtetases Marisa Nito, që është bashkëshortja e Elmanit, dhe që ka lidhje shoqërore me Ajolën, pastaj është kontrolluar kompania “Rametal”, që ka si administrator shtetasin Elman.

Më pas ka pasur kontroll personal edhe për shtetasit Driant Zeneli dhe Adela Kondakçiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy