
Kreu i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi ftesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për bashkim në protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Qori u shpreh se “Lëvizja Bashkë” i qëndron parimeve morale dhe refuzon kategorikisht çdo bashkëpunim me atë që ai e cilëson si politikë të vjetër, të kalbur dhe të korruptuar.
Ideja e qeverisë teknike, është ftesë për pazar.
Mendoj se në të gjithë ftesat e Berishës, ftesën për “Lëvizjen Bashkë” e ka paraditur se do ta refuzonim, bëhet fjalë për parti fund e kryer të korruptuar, parti ku drejtuesit janë objekte të hetimeve dhe parti sevile të oligarkisë.
Ajo që më bën çudi, është që të ndikuar nga pozicioni i “Lëvizja Bashkë”, edhe parti që kanë dalë ose nga partia e Berishës ose nga çadra e Bashës, kanë refuzuar Berishën.
Berisha dhe disa parti të vogla janë në koalicion për Bashkinë e Tiranës, mbështetëse të Florian Binaj, de facto kandidat i Berishës.
Ne me Berishën, Ramën, oligarkinë ekonomike nuk ka bashkuar asgjë dhe nuk do të na bashkojë ndonjëherë.
Po organizohemi për protesta të reja përpara Kuvendit të Shqipërisë, që kërkojnë shkarkimin dhe heqjen e imunitetit të Ballukut dhe shkarkimin e Ramës.
Mendoj se na duhet bashkimi i qytetarëve të ndershëm, përmes një alternative që reflekton të kundërtën e asaj me të cilën jemi mësuar, pazaret.
“Lëvizja Bashkë” do të vijojë rrugën e saj, duke u organizuar për protesta të tjera të pavarura.



