
Tradita e bakllavasë në tryezat shqiptare për festat e fundvitit vazhdon të jetë aktuale si çdo vit.
Mimoza Rusa, amvisë dhe Aleksandër Sogani, student i hoteleri-turizëm, të ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, folën për përgatitjen e bakllavasë, si traditë në tryezat festive.
18-vjeçari Sogani, thotë se përgatitjen e bakllavasë e ka filluar që 13 vjeç.
Pasioni për të gatuar bakllavanë e kam filluar që 13 vjeç. I kam ndejtur mamit nga pas kur përgatiste byrek dhe bakllavanë.
Për herë të klasë e kam bërë bakllavanë që në klasë të 9-të.
Këtë radhë kam bërë një bakllava moderne, kam bërë dy, një për programin e mëngjesit dhe një për shtëpi, i kam përgatitur me stika.
Nga ana e saj amvisja Mimoza Rusa, tregon se si bëhet bakllavaja më cilësore.
Të gatuarit e bakllavasë nga ana e këtij çunit është me të vërtetë e veçantë sepse nuk ka meshkuj që gatuajnë.
Kurse sa i përket shijes duhet thënë që bakllavaja me feta është më e mirë e ka shijen më ndryshe.
Si traditë ne e kemi nga Turqia bakllavanë, ajo më shumë peta është më e veçanta, sa më shumë të rijë në shërbet, aq më e mirë është, i vetmi ushqim që nuk thartohet.



