Një 37 vjeçar në Itali është arrestuar pasi në garazhin e tij u zbulua një sasi prej 82 kg lëndë narkotike e cila në treg do të kapte vlerën e 1.5 milionë eurove.
Shqiptari me nënshtetësi italiane prej vitesh rezultonte i papunë ndërsa vetëm 1 muaj më parë kishte hapur një lokal në komunën e Varezes në Itali. Kjo ka qënë edhe arsyeja kryesore e nisjes së hetimit ndaj tij.



