“PD është një nga mëkatarët e shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri”, kështu u shpreh kryetari i Partisë Zgjedhja, Koço Kokëdhima mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.
Kokëdhima tha se PD nuk përfaqëson opozitën e përgjithshme në Shqipëri dhe sipas tij nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje kur këto vota i numëron PD dhe PS.
“PD është një nga mëkatarët e shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, dy janë mëkatarët PD dhe PS. PD ka braktisur shumë herë parlamentin dhe institucionet dhe ka qenë shumë herë përgjegjëse për prishjen e zgjedhjeve. PD nuk përfaqëson opozitën e përgjithshme në Shqipëri. Si mund të bëhet fjalë për zgjedhje kur këto vota i numëron PD dhe PS. Duhet një administratë zgjedhore apartiake. Dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë janë PD dhe PS dhe ata nuk mund të jenë Zotërit e votimit”, tha Kokëdhima.



