
Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në zonën e Triestes, në Itali, të mërkurën, pasi brigjet u mbushën me kandila deti, një prej specieve më të mëdha që gjendet në Detin Mesdhe.

Sipas zoologut italian, Nicola Bressi, ky fenomen "është me siguri për shkak të erërave dhe rrymave që i kanë grumbulluar ato në atë pikë, ndoshta janë afër në sipërfaqe sepse në pranverë është vendi ku uji nxehet më shumë, ka më shumë dritë dhe për këtë arsye më shumë plankton”.

Sipas Bressi, prania e madhe e kandilave të detit mund të lidhet gjithashtu me peshkimin e tepërt në Detin Adriatik: nëse ka më pak peshq që ushqehen me plankton, kandilat e detit kanë më shumë ushqim në dispozicion.

Sidoqoftë, do të duheshin më shumë të dhëna dhe studime për të shpjeguar këtë fenomen.
Avete visto anche voi il bloom di meduse nel Golfo di Trieste? Oggi anche le vostre osservazioni possono diventare dati scientifici: basta scattare una foto con il vostro cellulare e mandarcela con avvistAPP. Per info https://t.co/xZL2unG9xS (grazie a Luciano Burla per il video) pic.twitter.com/Ta7Y7pnXwT
— OGS (@OGS_IT) April 7, 2021



