Basha me studentët e drejtësisë: Në 25 prill çlirohemi nga pengmarrja dhe rikthejmë shpresën (VIDEO)

Basha me studentët e drejtësisë: Në 25 prill çlirohemi nga pengmarrja dhe rikthejmë shpresën (VIDEO)

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre për çështjet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe problematikat e arsimit në përgjithësi. 

“Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme se e ka marrë peng drejtësinë, por ne do ta shtyjmë, do ta stimulojmë që të bëjë detyrat e saj, duke nisur me luftën kundër korrupsionit, duke bërë shembuj konkretë që ta zmbrapsim këtë bilanc të tmerrshëm: 7.2 miliard euro në 7 vite”, u shpreh krydemokrati.

Basha u tregoi studentëve të drejtësisë edhe planin për arsimin ku garantoi se nesër me PD në qeverisje do ketë subvencione deri në 100 për qind të tarifës bachelor dhe master, si dhe bursa për studentët e familjeve në nevojë.

Sipas Bashës, drejtësia duhet të jetë armë kundër korrupsionit dhe kjo realizohet vetëm duke ia hequr drejtësinë nga duart partisë në pushtet.

“Sa kohë që qeveria, kryeministri, pushteti investon gjithçka që mos të dalë para drejtësisë, mos ti japin përgjegjësi, si mund të ketë drejtësi?! Investimi i parë që reforma në drejtësi të ketë sukses është ndërrimi i pushtetit sepse ajo në vetvete do të plotësojë një nga kushtet bazë që ju e mësoni që në orët e para të së drejtës kushtetuese, që është ndarja dhe balancimi i pushteteve.

Sa kohë që drejtësia është në kontrollin e legjislativit dhe ekzekutivit çfarëdo që të bësh, përpjetë të hidhesh, nuk ka për të patur drejtësi por ka për të patur korrupsion, pandëshkueshmëri. Por korrupsionin dhe faturën do ta paguajnë qytetarët, faturën do ta paguajnë prindërit tuaj, faturën do ta paguani ju.

U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është një lajm i mirë por shumë i vonuar dhe reforma në drejtësi që të ketë sukses ka nevojë pikërisht për pasionin, pastërtinë dhe idealizmin e rinisë. Shumëkush thotë që drejtësia u kap nga partia në pushtet, kjo është një arsye më shumë që më 25 Prill të ndahemi nga partia në pushtet, sepse e dimë që me qeverinë e ardhshme, të paktën drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë, dhe kjo siç e dini ju është një nga garancitë e shtetit të së drejtës: ndarja edhe balancimi i pushteteve “trias politika”.

Sipas tij, mazhoranca ka shpërdoruar 7.2 miliardë euro në shtatë vite.

"Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme se e ka marrë peng drejtësinë, por ne do ta shtyjmë, do ta stimulojmë që të bëjë detyrat e saj, duke nisur me luftën kundër korrupsionit, duke bërë shembuj konkretë që ta zmbrapsim këtë bilanc të tmerrshëm: 7.2 miliard euro në 7 vite. Faturë e papërballueshme edhe nga vende me ekonomi 10 herë më të mëdha se tonat.

Dhe kjo është arsyeja pse nga brezi i juristëve që po trajnohen sot patjetër t’i nxisim, t’i inkurajojmë që të jenë pjesë e kësaj lufte kundër korrupsionit, qoftë në sektorin publik ku të jeni të sigurt që meritokracia do të jetë kriteri bazë i punësimit, qoftë në sektorin privat ku po kështu pasja e juristëve, avokatëve, përfaqësuesve ligjorë është jo vetëm garanci për të drejtat e subjektit, të drejtat e njeriut , të drejtat e qytetarit por edhe një garanci për një proces të drejtë ligjor dhe për mbrojtjen në tërësi të ligjit, kushtetutës, pasurive, pronave, të lirive themelore të qytetarëve”, tha Basha.

Teksa dëgjoi rrëfimet e tyre, lideri demokrat u premtoi atyre se gjërat do të përmirësohen pas 25 prillit.

“25 prillin ta kthejmë në një energji për ndryshim të vërtetë. Europa ka mjaft programe për të financuar në arsimin e lartë. Europa njësoj si shqiptarët sytë për ndryshim i ka nga rinia. Domethënia e 25 prillit, çlirim nga pengmarrja, rikthim i shpresës. Siç liberalizuam vizat, futëm vendin në NATO, do ta kthejmë shpresën. Shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy