‘Mos luani me suksesin’, Gjermania njofton masa të reja shtrënguese për shkak të COVID

‘Mos luani me suksesin’, Gjermania njofton masa të reja shtrënguese për shkak të COVID

Gjermanëve u është kërkuar nga qeveria e tyre të ‘mos luajnë’ me suksesin e arritur deri më tani, pasi ata janë shembull në përballimin e koronavirusit. Ky paralajmërim vjen pas rasteve të fundit positive, të cilat për herë të parë kanë kaluar shifrat e muajit prill.

Autoritet shëndetësore në Gjermani bëjnë me dije se së fundmi ka patur mbi 4 mijë raste në ditë. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn e quajti rritjen shqetësuese, ndërsa tha se kufizime të reja do të hyjnë në fuqi.

Deri më tani Gjermania ka rgjistruar në total 310, 144 raste me koronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 9.578 persona sipas Insitutitt Robert Koch (RKI). Për të bërë krahasimin mjafton të marrim rastine e Britanisë së Madhe e cila deri më tani ka evidentuar 544, 275 raste me koronavirus, ndërsa numri i atyre që kanë ndërruar jetë është 42. 515.

Vetëm sot në Britaninë e Madhe u shënuan 17, 540 raste të reja me koronavirus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy