Tregon si u bë tifoz me Anglinë, ish-kryeministri Aleksandër Meksi: I lumtur për kualifikimin në finale

Tregon si u bë tifoz me Anglinë, ish-kryeministri Aleksandër Meksi: I lumtur për kualifikimin në finale

Si një tifoz i Anglisë, ish-kryeministri Aleksandër Meksi, është shfaqur shumë i lumtur për kualifikimin e kombëtares së Southgate në finalen e Europianit. I ftuar në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Meksi tregoi edhe si u bë tifoz me anglezët, duke zbuluar se në fillim mbështeste Hungarinë.

“Jam tifoz me Anglinë nga fundi i viteve ’50. Atëherë mund ta ndiqje në radio ose gazetë. Asokohe isha tifoz me Hungarinë e Puskas, por duke qenë se ata u shpërbënë, duhet të zgjidhja një kombëtare për të bërë tifo dhe kështu zgjodha Anglinë. Sot jam i gëzuar për këtë kualifikim në finale. Jam i bindur që Anglia e meritonte këtë kualifikim, kjo edhe për shkak që shumë ndeshje luanin në stadiumin e tyre, kishin edhe tifozët në krahun e tyre. Italia gjithashtu e meritoi finalen, nuk mund të themi se u kualifikuan kot në finale. Nuk kam keqardhje për kombëtaret e mëdha që u eliminuam, pasi i kënaqem kësaj që arriti Anglia.”, u shpreh Meksi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy