Mesha e ngjalljes së Krishtit/ Urimi i Imzot Dodaj: Me Zotin çdo shpresë merr jetë

Mesha e ngjalljes së Krishtit/ Urimi i Imzot Dodaj: Me Zotin çdo shpresë merr jetë

Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët, ditën e ringjalljes së Krishtit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës në mbrëmje, e cila u mbajt në të gjitha kishat katolike, dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

 

“Krishti u ringjall. Mos kini frikë! U ringjall siç kishte thënë.

Ky ishte lajtmotivi i meshës së Pashkës, e mbajtur në mesnatë në Katedralen katolike “Shën Pali” në Tiranë, e cila u mbush me besimtarë të të gjitha moshave.

 

Mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj.

“Kjo vigjilje që po përjetojmë së bashku është përvoja që njerëzimi priste që nga largimi prej Kopshtit të Edenit. Në këtë kremtim janë me ne edhe të dashurit tanë që na kanë paraprirë në jetën e pasosur, sepse Pashka vlen për të gjithë”, tha Imzot Dodaj.

 

Arqipeshkvi uroi: “Pashkë të shenjtë, që të jetë një rilindje shpirtërore në familjet tona, në çdo të ri e të re shqiptare. Me Zotin, çdo shpresë e vdekur ringjallet dhe merr jetë, me më shumë dritë e entuziazëm për të sotmen dhe të ardhmen. Kush beson, nuk i trembet jetës dhe së ardhmes, as nuk u shmanget sfidave”.

 

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit kujtoi se, me përfundimin e kësaj vigjiljeje pashkore, nis dita e re, dita që bëri Zoti.

 “Që prej atëherë, Kisha dhe besimtarët luten në heshtje, ashtu si edhe gjatë së Premtes së Shenjtë në Udhën e Kryqit në sheshin ‘Nënë Tereza’”, tha ai.

 

Dodaj përmendi gjithashtu konfliktet dhe luftërat që po mundojnë njerëzimin në këto kohë të vështira, duke uruar që “Zoti të na mbushë me shkëlqimin e Tij të shenjtë”.

 

Në përfundim të meshës, Imzot Dodaj pagëzoi disa besimtarë.

 

Pashka, kremtimi i ngjalljes së Krishtit, është një nga ngjarjet më të rëndësishme për besimtarët katolikë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy