Rriten çmimet në ndërtim/ Dervishi: U rrit barra fiskale, shteti të krijojë mekanizma për fenomenin e pastrimit të parave (VIDEO)

Rriten çmimet në ndërtim/ Dervishi: U rrit barra fiskale, shteti të krijojë mekanizma për fenomenin e pastrimit të parave (VIDEO)

Nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve Arben Dervishi në një lidhje skype për MCN Live u shpreh se lufta në Ukrainë ka ndikimin e saj në rritjen e çmimeve të lëndëve të para në ndërtim.

Ai tha se ky sektor varet nga importet dhe sigurisht që rritja e çmimeve do të reflektojnë dhe në ndërtim dhe koston e çmimit të banesave.

Sipas tij çmimet rriten se rritet dhe barra fiskale dhe të gjitha do reflektohen në fund te çmimi i shitjes e cila fillon nga 600 euro dhe shkon deri në 3 mijë euro metër katror në qendër.

Normalisht sektori ndërtimit varet nga importet dhe sa i përket infrastrukturës në objekte inxhinierike apo sjelljes së hekurit është sektor i varur nga importi dhe këto rritje çmimesh natyrisht do reflektojnë dhe në ndërtim. Ne sot kemi një rritje të çmimit të hekurit, gjithashtu ndikim ka dhe rritja e karburantit. Deri tani ka nisur të ndjehet rritja e çmimeve te nafta e cila ndikon direkt te transporti. Por janë dhe çmimet e tjera që duke qenë çmime të bursës ndikojnë te ato të ndërtimeve, siç ishte rritja e hekurit gati dyfish, kemi rritje të materiale plastike, çimentos së fundmi edhe pllakat, alumini dhe kjo do filloj të reflektohet dhe në rritjen e çmimeve të banesave.  Jemi në një situatë gati në forcë madhore nuk e komandojmë dot luftën.

Çmimet këtu ndjekin bursën dhe këtë nuk e dimë sesa do të jetë rritja. Shoqata do merret dhe do dali me njëlloj studimi për të parë se ku janë efektet më të mëdha. Çmimet e ndërtimit janë rritur sepse është rritur barra fiskale për sektorin e ndërtimit. Nëse para disa vitesh paguanim taksa 2-4%, sot në qendër të Tiranës paguhet gati 11% e taksës së shitjes e cila është më e lartë se çmimi i ndërtimit dhe të gjitha këto do reflektohen në fund te çmimi i shitjes e cila fillon nga 600-3 mijë euro qendra.

I pyetur se sa ndikon pastrimi i parave në këtë sektorin e ndërtimit, Dervishi tha se është shteti ai që duhet të krijojë mekanizma për këtë fenomen pasi vetë ndërtuesit nuk merren me këtë pjesë.

Problemi është se ndërtuesit nuk merren me pastrim parash ata ndërtojnë, është shteti që ka mekanizmat dhe kontrollon. Janë organe të tjera që merren me këtë fenomen, nuk na takon ne të bëjmë verifikimet e pastrimeve të parave, por vetë si ndërtues nuk janë të përfshirë në pastrim parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy