Çdo gjë që na gëzon duhet të jetë një gjë e mirë. Por vetëm kohët e fundit, pas muajve të gjatë në shtëpi, ne kemi kuptuar se sa mjediset tona shtëpiake kontribuojnë në lumturinë tonë. Verën e kaluar, Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë anketoi 1,500 pronarë shtëpish, nga mosha 24 deri 64 vjeç, nga e gjithë Britania e Madhe, mbi ndikimin e Covid në mënyrën se si njerëzit duan të jetojnë dhe të punojnë në shtëpi. Sipas anketimit 70% e të anketuarve ranë dakord që modeli i shtëpisë së tyre ka ndikuar në mirëqenien e tyre gjatë pandemisë.
"Është një gjë kaq e gëzueshme", thotë Hall. "Më tërheqin objektet e gjalla, të tilla si rekuizitat teatrale. Dekoret me hir i këndshëm, dhomat e gjumit të kuqërremtëa apo rozë. Këto gjëra gjithmonë gëzojnë", thotë dizajneri, Luke Edëard Hall.
Gjatë periudhës së pandemisë shtëpive tona iu është dashur të shërbejnë si një vend i shenjtë, shkollë, zyrë, madje edhe si palestër.
Të gjithë kemi rivlerësuar katër muret e shtëpisë, duke rimenduar se si ta bëjmë atë më të gëzueshe.
Për disa, lulet e freskëta sjellin gëzim, për të tjerët gëzim është një dhomë ndenjeje e pastër ose një frigorifer i plotë me gatime. Por a ka mënyra konkrete që ne mund t'i bëjmë shtëpitë tona vende më të lumtura, që rrisin ndjenjën tonë të mirëqenies?
Absolutisht, thotë Michelle Ogundehin, autore e Happy Inside.
“Shtëpia juaj është po aq themelore për mirëqenien tuaj sa të ushqyerit dhe ushtrimet fizike, ndaj duhet dizenjuar në mënyrë që gjithsecili ta gëzojë atë”, shton ajo.
*Burimi The Guardian



