Petro Gjikuria kandidati i opozitës për bashkinë Himarë, ka votuar paraditen e sotme në qendrën e votimit në fshatin Dhërmi.
Kjo është një ditë feste le ta festojmë të gjithë bashkë, është dita e demokracisë, ftoj gjithë banorët të votojnë, të fitojë demokracia.
Unë do jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë.
Kështu tha për mediat Gjikuria, i cili për problemin e kartave të identitetit të skaduara deklaroi se vitin e kaluar u lanë njerëzit të votonin edhe me karta të skaduara, ndërsa sivjet jo.
Socialistëve ua nxirrnin kartat për 24 orë, ndërsa të tjerëve iu thoshin për 14 ditë.
Nuk besoj se kjo gjë do ndikoj në rezultat. Koalicionin “Bashkë fitojmë” do fitoj këtë herë, do fitoj demokracia.
Ne një javë fushatë na lanë. Në këto ditë kam bredhur fshat më fshat, kam folur me qytetarët.
Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë, sivjet nuk i lanë. Ata llogarisin numrat dhe nxjerrin ligje si të duan.
Janë 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote në bashkinë Himarë dhe përgjatë gjithë territorit të kësaj bashkie janë 36 qendra votimi.
Përballë Gjikurisë garon kandidati i shumicës socialiste, Vangjel Tavo.



