Ishin shpallur në kërkim, policia e Vlorës prangos dy persona

Ishin shpallur në kërkim, policia e Vlorës prangos dy persona

Policia e Vlorës dhe Sarandës, në një njoftim për mediat sqarojnë se kanë kapur dy persona të shpallur në kërkim për Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe Plagosje e rëndë me dashje.

Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë Agron Hazizaj, 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër,Vlorë.

Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ''Arrest me burg'' për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve''.

Ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2015, në fshatin Trevllazër Vlorë, ku janë sekuestruar rreth 128.3 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa si edhe 3 armë zjarri.

Po ashtu, ditën e sotme është arrestuar edhe Diomet Musa, 30 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi tij është bërë pasi ndaj tij, është caktuar masa ''Arrest me burg'' prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale ''Plagosje e rëndë me dashje'' dhe ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit''.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy