
Shpërthimi me tritol ka lënë dëme të konsiderueshme në banesën e shtetasit Ilir Koçilja në Durrës. Muret janë shkatërruar, orendi e makina rreth banesës. Tronditja ka qenë e madhe për banorët, ndërsa 35-vjeçari që jetonte i vetëm, ndodhet në paraburgim për vrasjen e fqinjit të tij rreth dy javë më parë.



