
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova kishte pretendime për penalltinë e Tiranës, në sfidën e mbyllur 1-1.
Në lidhje me këtë, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli specialisti i moviolës, Bujar Pregja.
Sipas këtij të fundit, penalltia e Tiranës ishte e saktë dhe vendimi i arbitrit ishte i drejtë.
Në këtë ndeshje, ishte përcaktuar arbitri i ri i FIFA-s, Florjan Lata. Te rasti i penalltisë, është shumë afër aksionit dhe ka një pamje mjaft të pastër. Duket lojtari i Egnatias, Xhemajli, që ka vënë të dyja duart te lojtari i Tiranës dhe e pengon për të kapur topin.
Mendoj që është 11-metërsh. Lojtari i Tiranës ka mundësi të vihet në zotërim të topit. Arbitri ka pamje të qartë. Lojtari i Egnatias ka vendosur të dyja duart.



