FSB-ja i kthen kreut të Wagner, armët e sekuestruara dhe 10 miliardë rubla

FSB-ja i kthen kreut të Wagner, armët e sekuestruara dhe 10 miliardë rubla

Kreut të organizatës mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, iu sekuestruan armët në ditën e rebelimit që ai organizoi, gjatë kontrolleve të strukturave të tij në Shën Petersburg, duke përfshirë zyrat e organizatës mercenare Wagner dhe zyrat e grupit mediatik “Patriot”. Sipas të dhënave nga faqja e internetit e Shën Petersburgut Fontanka.ru, Prigozhin, i cili pas kryengritjes është vendosur në Bjellorusi, ka vizituar vetë selinë e shërbimit rus të inteligjencës, FSB për Shën Petersburg dhe Rajonin e Leningradit për të marrë pasuritë e tij, duke përfshirë një pistoletë Glock që kishte marrë si një çmim nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Dy karabina “Saiga”, një karabinë austriake Steyr Mannlicher me tytë të shkurtër, një pushkë gjysmë automatike ARka dhe disa pistoleta iu rikthyen si dhe 10 miliardë rubla të cilat i ishin sekuestruar. Mësohet se sapo ka përfunduar procedura për marrjen e armëve dhe parave të sekuestruara, Prigozhin është larguar menjëherë nga territori i Federatës Ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy