Një homoseksual në familje  (VIDEO)

Një homoseksual në familje (VIDEO)

Heteroseksual, biseksual, homoseksual apo transeksual?! Këto etiketime të vendosura për të përcaktuar prirjen seksuale të dikujt, shprehin jo rrallë në mënyrën se si përdoren edhe mentalitetin e një shoqërie.

Në Shqipëri ngjan se shoqëria ka bërë hapa para përsa i përket pranimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave të komunitetit LGBTI, megjithatë ka ende për të folur në këtë drejtim, ndërsa tema e homoseksualitetit dhe e të drejtave të personave gay apo lesbike shkakton tepër debat.

Vetë përfaqësues të komunitetit LGBTI shprehen se situata në krahasim me disa vite më parë është përmirësuar, megjithatë, mbetet ende për t’u bërë.

E drejta për martesë mes personave mes të njëjtit seks, adoptimi dhe rritja e fëmijëve në një familje homoseksuale është një çështje aktuale, ku ka vend për diskutim, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.

Vetëm disa ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se Rusia nuk do t’i legalizojë martesat e seksit të njëjtë, për aq kohë sa ai do të jetë shefi i Kremlinit, ndërsa bëri të qartë se nuk do të lejojë që rolet tradicionale të nënës dhe babait të mund të zëvendësohen nga prindi numër 1 dhe prindi numër 2. Presidenti i Rusisë i bëri këto deklarata gjatë takimit me një komision shtetëror, për të diskutuar mbi ndryshimet Kushtetuese. Gjatë dy dekadave në pushtet, Putin ka pasur një lidhje të ngushtë më Kishën Ortodokse, qëndrimi i së cilës në lidhje me homoseksualitetin është i njohur.

E vërteta është se në Shqipëri, të drejtat LGBT janë të garantuara nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit. Megjithatë, personat gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë përballen me sfida ligjore që personat jashtë këtij komuniteti nuk i përjetojnë.

HAZIZAJ: TË NDALOHEN OPERACIONET E HERSHME PËR FËMIJËT INTERSEKS

Një pikë tjetër që ka vend për diskutim është edhe ajo e sensibilizimit të të rinjve dhe mësuesve në shkolla përsa i përket aktivitetit seksual brenda gjinisë së njëjtë.

Aktiviteti seksual brenda të njëjtës gjini, në Shqipëri është dekriminalizuar që prej vitit 1995, por gjithsesi të mirat ekonomike brenda një çifti homoseksualësh nuk gëzojnë mbrotje ligjore sikurse çiftet heteroseksuale. Ndërsa për shumëkënd, Shqipëria konsiderohet si një vend konservator, specifikisht në reagimet publike lidhur me të drejtat e personave LGBTI dhe vizibilitetit të tyre në sferën publike, legjislacioni kundër Diskriminimit që Shqipëria ka miratuar e ka shtyrë Shoqatën ILGA-Europe ta cilësojë Shqipërinë si një nga shtete e pakta në Europë që e ndalon me ligj diskriminimin me bazë identitetin gjinor. Shqipëria ka ratifikuar Protokollin me numër 12 të Konventës Europiane për mbrotjen e të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale, për më tepër ajo ka nënshkruar në 2007 Deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi Orientimin seksual dhe Identitetin gjinor. Ndërsa në vitin 2015 Shoqata ndërkombëtare për lezbiket, gejtë, biseksualët dhe interseksualët (ILGA) e renditi Shqipërinë në vendin e 19 nga 49 shtetet europiane të monitoruara në lidhje me respektimin e të drejtave LGBT. /Përgatiti: Blerina Goce/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy