Katër shpata romake zbulohen në një shpellë në Detin e Vdekur

Katër shpata romake zbulohen në një shpellë në Detin e Vdekur

Arkeologët nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, katër shpata që datojnë që nga koha romake dhe maja e një shtize të dala nga një shpellë e vendosur në një zonë të paarritshme pranë Detit të Vdekur.

Këto armë ishin fshehur nga persona të panjohur në një luginë të ngushtë 1900 vjet më parë, siç u raportua nga ekspertët e Autoritetit gjatë një konference për shtyp.

Arkeologët ngrenë dyshime se shpatat i përkisnin disa rebelëve hebrenj dhe kjo mund të konfirmohet ndër të tjera, nga prania në afërsi të shpellës së një monedhe bronzi me figurën e udhëheqësit të tyre Shimon Bar Kochba, i cili udhëhoqi një kryengritje kundër romakëve në vitet 132-35 pas Krishtit.

“Ky është një zbulim jashtëzakonisht i rrallë për ne. Nuk kishim parë kurrë më parë shpata të tilla”, tha Eitan Klein, zëvendësdrejtor i njësisë së Autoritetit të angazhuar në luftën kundër trafikimit të gjetjeve arkeologjike.

Shpatat, shtuan ekspertët, ishin në gjendje të shkëlqyer dhe nuk shfaqnin gjurmë ndryshku, madje ato janë të prehta edhe sot.

Drejtori i autoritetit Eli Eksosido shpjegoi se ky dhe shumë zbulime të tjera janë rezultat i gjashtë viteve të kërkimit sistematik nga ekspertët e tij në 600-800 shpella të vendosura në një zonë prej 170 kilometrash në bregun e Detit të Vdekur, në shkretëtirën e Judesë, mes Ein Gedi dhe Kumran.

Shpesh për t’i arritur ato ishte e nevojshme të zbrisje me litarë në zona veçanërisht të paarritshme dhe më pas të përdoreshin pajisje të sofistikuara brenda tyre.

E gjithë kjo, shtoi ai, me synimin për të parashikuar sa më shumë që të jetë e mundur, trafikantët e gjetjeve arkeologjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy