
Të gjithë fqinjët e Rusisë janë nën kërcënim nëse Ukraina humb luftën.
Secila prej demokracive të botës mund të bëhet objektiv.
Por Ukraina do të fitojë.
Kështu tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në Parlamentin danez.
Lajmin e raporton The Guardian.
Ndërkohë ministri i Mbrojtjes në Danimarkë ka deklaruar se po dërgojnë armë në Ukrainë me kusht që të përzënë armikun nga territori i Ukrainës.
Ne po dërgojmë armë me kusht që ato të përdoren për të përzënë armikun nga territori i Ukrainës. Dhe asgjë më shumë. Këto kushte kanë të bëjnë me furnizimin me tanke, avionë luftarakë e kështu me radhë.



