Facebook-u fshin përfundimisht nga rrjeti udhëheqësit e ekstremit të djathtë

Facebook-u fshin përfundimisht nga rrjeti udhëheqësit e ekstremit të djathtë

Facebook-u tha se i ka fshirë përfundimisht disa nga figurat më të larta të ekstremit të djathtë, figura dhe organizata antisemitiste përfshirë Louis Farrakhan udhëheqësin e Kombi i Islamit (Nation of Islam), Alex Jones të Infowars, Milo Yiannopoulos dhe Laura Loomer. Arsyeja është se ata janë “të rrezikshëm”, një tregues ky se media sociale po e ushtron tashmë presionin për zbatimin e rregullit mbi të folurit e urrejtjes, i ndikuar nga grupet për të drejtat civile.

Facebook-u ka hequr llogaritë, faqet e fansave, dhe grupet e lidhura me këta individë pasi rivlerësoi përmbajtjet e postimeve të tyre dhe aktivitetin që kishin ushtruar jashtë Facebook-ut, tha kompania.

“Ne gjithmonë i kemi ndaluar e bllokuar individët apo organizatat që promovojnë apo përfshihen në dhunë dhe urrejtje, pavarësisht ideologjisë. Procesi i vlerësimit të dhunuesve të mundshëm është i gjerë dhe pikërisht ai na çoi në vendimin për t’i mbyllur këto llogari sot”, tha Facebook në një deklaratë të tijën.

Asnjë nga njerëzit e ndaluar nuk ka bërë ndonjë koment ende. /marrë me shkurtime sipas WashingtonPost, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy