Mjegull e trashë me dukshmëri të barabartë me zero metra dhe temperatura shumë të ulëta, me minimumin në 2.6 gradë Celsius, ky është moti mer të cilin po përballet kryeqyteti indian. Trafiku hekurudhor është rralluar, me shumë trena që po vonohen për orë të tëra ose po anulohen krejtësisht. Vështirësi gjithashtu ka pasur edhe trafiku ajror: të paktën tri fluturime ndërkombëtare u shmangën nga aeroporti i Indira Gandhit pë në qytetet e tjera.



