Të gjitha parkimet në kryeqytet që nuk përmbushin kriteret, shkaktojnë zhurma apo ndotje do të mbyllen. Drejtoresha e parkingjeve në Tiranë Eglantina Zere tha për Tema TV se Bashkia e Tiranës do të pajisë me leje për ushtrimin e aktivitetit vetëm ato parkime që përmbushin kriteret të tjerat do të pezullohen.



