Me fjalën e ish-kryeministrit Sali Berisha është përmbyllur pasditen e së hënës protesta e thirrur kundër nismës rajonale “Open Ballkan”. Për këtë nismë, Berisha u zotua se me të ardhur në pushtet, Partia Demokratike do të hedhë poshtë të gjitha aktmarrëveshjet që janë bërë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
Sipas tij, treshja Rama, Vuçiç, Zaev po përpiqen ta paraqesin “Open Balkan” si një politikë që mbështet nga SHBA, por shton ish-kryeministri e kundërta është e vërtetë.
SHBA mbështesin vetëm bashkëpunim mes vendeve të barabarta, jo mes vendeve sovrane dhe vendeve të nënshtruara. SHBA është faktor paqeje e stabiliteti në Ballkan por Ballkani i Hapur ka një kumbar ai është multi-miliarderi Soros. Me këtë rast, më lejoni t’i bëj thirrje kongresit të SHBA, qeverisë të SHBA, të ndalojë çdo veprimtari politike që dublon politikën e SHBA në Ballkan të Soros. Protestat do të jenë të pafundme derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti e të rikthejmë shpresën për çdo shqiptar.
Gjithashtu Berisha ka pasur një paralajmërim të fortë edhe për Lulzim Bashën pwr tw cilin tha se nëse kjo pakicë nuk njeh shumicën dhe do të mundohet ta shtypë atë me ndihmën e qeverisë atëherë do të mbahen përgjegjësi.
Kurrë, kjo masë njerëzish, kurrë këto transformime të jashtëzakonshme 2 mujore të vendit nuk mund të jenë të lidhura me problem personal, me dhjetëra qindra herë. Nuk është halli i Sali Berishës, por përkundrazi janë hallet e injoruara nga njeriu që përfundoi në metamorfozën e bravës. Sot ka shumicë dërrmuese dhe ka një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë nuk njeh shumicën dhe mendon se mund të shtypë shumicën me ndihmë të qeverisë, e vërteta është që do të mbahen përgjegjëse në mënyrë shembullore, ajo dhe Edi Rama. Shumicën mund ta respektosh, por asnjëherë nuk mund ta marrësh peng.



