Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur në lidhje me tryezën e djeshme të Këshillit Politik.
Një ditë pasi u arrit marrëveshja mes palëve politike për reformën zgjedhore, ku një nga konkluzionet ishte që reforma të përfundojë deri më 15 Mars, Basha thotë se rol kyç ka pasur presioni ndërkombëtar.
“Pavarësisht, propagandës së shfrenuar të atij që për katër vite me radhë u mundua të anashkalojë kushtet e Bundestagut, faktet janë këto: Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me zgjedhjet e blera. Vendimet për Reformën Zgjedhore do merren mes opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist. Këto janë tre kushtet tona.
Parlamenti vetëm do të noterizojë formalisht marrëveshjet e tryezës politike nga e cila vendimet do të dalin me konsensus. Këto janë kushet që opozita vendosi. Këto janë kushtet me të cilat u arrit marrëveshja falë tensionit ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Basha gjatë fjalës së tij.
Basha u shpreh se duhen zgjedhje të lira dhe marrëveshja e djeshme është bërë për qytetarët.
“Kjo betejë bëhet vetëm për të siguruar votën e lirë për qytetarët, kjo nuk është një beteje për ne, por për ju. Që ju të zgjidhni Kryeministrin e Parlamentin tuaj. Kjo betejë sapo ka nisur. Për opozitën është shumë e qartë largimi i qeverisë një orë e më parë dhe nisjen e procedurave për zgjedhje të reja të parakoshme me standardet e OSBE”, u shpreh Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha tha se pavarësisht marrëveshjes së arrirë për Reformën Zgjedhore, qëndrimi i opozitës vazhdon të jetë njëjtë.
Sipas Bashës, opozita është me të njëjtin qendrim të 23 prillit, ku zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka.
"Po e qartësojë nuk ka asnjë ndryshim në qendrimet tona sigurisht do të shërbejë që rregullat sic janë të shkruara në letër ashtu do të jenë. Qendrimi i 23 prillit i opozitës mbetet qenderimi zyrtar i opozitës me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira", tha ai.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë thirrje urgjente për ndryshimin e sistemit, që sipas tij mundësoi vetëm largimin e shqiptarëve.
Basha ka deklaruar se qëllimi i marrëveshjes mes palëve politike për reformën zgjedhore, është një nga kushtet e vetme të Bundestagut që opozita ka në dorë.
"Procesi që do të nisim ka një dhe vetëm një qëllim, të kthej të drejtën e votës duke shkarkuar. Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, mandatet tona i dogjëm. Shqipëria edhe një herë ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë. Mos kini asnjë dyshim, është fillimi i një beteje, ku ne të kemi një proçes zgjedhor që garanton fundin e të drejtave që kemi parë 7 vitet e fundit.
Në 9 kushtet e vendosura nga BUndestagu, kushti i parë është miratimi i reformës zgjedhore dhe është i vetmi kush ku opozita ka rol, dhe e ka luajtur. Po të ishte për të tjera rrugë, ne do i kishim refuzuar. Kurrë nuk ka qenë më e madhe nevoja, kurrë nuk ka qenë më ulëritëse nevoja për ndryshim. Kemi 7 kryebashkiak me të shkuar kriminale, rruga e vetmë për të dal nga kjo e keqe është të largojmë këtë sistem dhe të gjithë po largohen. E gjitha kjo është produkt i kësaj qeverie. Nga grabitja e pronave në bregdet e deri tek PP, kjo është ajo që duam të eleminojmë. I bëj thirrje çdokujt që ka për të dhënë në këtë proces e ka derën e hapur në PD", tha Basha.



