Shqiptarët, protestë në Britaninë e Madhe/ Zeneli: Etiketimet përdoren në politikë, nuk ka paragjykim në popull (VIDEO)

Shqiptarët, protestë në Britaninë e Madhe/ Zeneli: Etiketimet përdoren në politikë, nuk ka paragjykim në popull (VIDEO)

Aktivistja shqiptare në Britani Madlena Zeneli foli në MCN Live lidhur me protestën e zhvilluar të shtunën në Londër nga emigrantët shqiptarë.

Zeneli tha se steriotipet dhe etiketimi i shqiptarëve si kriminelë bëhet për axhendë politike, por nuk ka paragjykime në popullatë, sidomos te grupmosha e re.

Shkova në mëngjes në Londër dhe në fillim ishin pak shqiptarë. Kishin marrë muzikë, pankarta, flamurë, dhe sa kalonte koha shtoheshin edhe më shumë dhe u mbush ura me flamurin shqiptar. Në fund fare filloi marshimi drejt qendrës së Londrës. Një pankartë ishte ‘Fëmijët e mi nuk janë kriminelë’, ‘deputetja duhet të shkonte pas në Ruanda’, sepse edhe ajo vet është e ardhur në Angli. Ishin kreative dhe të respektueshme. Për mendimin tim ne nuk jemi ai popull vetëm për krime. Në Angli ke shumë që janë në ndërtim, paguajnë taksat dhe janë siç do njeri tjetër në Angli. Karta e emigracionit përdoret në politikë. Është e lehtë të gjesh një grup dhe ta etiketosh si kriminel. Ata kanë nevojë për emigracion. Por e kanë ende atë steriotip. Ishte një e moshuar gjermane dhe i dhashë ndihmë, dhe më tha shpresoj që nuk je e mafies. Besoj se kanë ndryshuar, por prapë i ekzagjerojnë numrat dhe besojnë se po bëjnë disa pozitive duke na etiketuar si kriminal dhe po na heqin nga Anglia. Nuk është se fakti që jam shqiptare ka ndikuar keq në punë. Puna e parë ka qenë në Office për taksat dhe kemi pasur klientë shqiptarë që kanë biznese. Kjo ndikoi pozitivisht sepse mund të komunikoja shqip me ta, që kolegët e mi s’mund ta bënin.  Në çështjen politike akoma do etiketohemi si kriminelë sepse u del më mirë në axhendë. Ndoshta nëse kemi laburistët në vend të konservatorëve, ndoshta ndryshon. Popullsia angleze nuk ka shumë paragjykime, sidomos grupmosha më e re. Po presim për një statement (qëndrim) këtë javë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy