
Bashkimi Europian paralajmëroi dje një valë të re Covid në vjeshtë. Lidhur me këtë, në studion e MCN TV mjeku infeksionist Ilir Alimehmeti, deklaroi se kemi të bëjmë me një situatë qëndrueshme, ndërsa theksoi se nënvarianti BA5 është më i lehtë se Delta.
Aktualisht po ta shohim situatën jemi rreth 30 të shtruar në spital, ky numër është i ulët dhe i qëndrueshëm. Mirë do ishte të ishte zero, por po ta krahasojmë me valët e tjera, shohim 30 të shtruar në spital kjo na bën të kuptojmë se kemi një nën variant më pak të rrezikshëm me Deltën dhe nga ana tjetër kemi një digë imuniteti të ngritur shumë mirë deri tani kryesisht nga ai natyror, por dhe vaksinat. Indikatori kyç është numri spitalor i cili është shumë i ulët krahasuar me valët e tjera, është një numër që po bie ngadalë, dhe dimri që po vjen do jetë dhe më i ulët se ai që kaluam.



