Rama flet me shifra, sa janë dhënë për inceneratorët: Më jepni dokumente, nga i nxorët 430 milionë euro

Rama flet me shifra, sa janë dhënë për inceneratorët: Më jepni dokumente, nga i nxorët 430 milionë euro

I pyetur nëse është në dijeni se deri më tani janë financuar me 100 milionë euro për tre djegësit e mbetjeve, 35 milionë për inceneratorin e Tiranës dhe diferenca për Elbasanin dhe Fierin, Edi Rama tha në komisionin hetimor për inceneratorët, se nuk është e vërtetë.

Madje Kryeministri shtoi se është kurioz të dijë se nga kanë dalë 430 milionë euro, duke shtuar se 100 milionë eurot janë fantazi.

“Janë 30.6 milionë euro të financuara nga buxheti i shtetit për Elbasanin, 24.7 për Fierin, bëjnë 55.3 milionë dhe këtu mbaron puna e buxhetit të shtetit për këto investime. Po se ku i gjeni ju këto 430 do të trajtohen rrugës. Nuk mund të bazohemi në fakte të ndryshme, më jepni dokumentit ku thuhet 100 milionë euro janë dhënë”, u shpreh Rama.

Ai tha se kur dëgjoi 430 milionë euro pyeti veten se ku kanë shkuar këto para, kur tek ai nuk kanë kaluar.

Kryetarja e komisionit Jorid, Tabaku tha se baza e pagesës së 100 milionë eurove, është Thesari i buxhetit të shtetit.

Teksa Tabaku kërkonte qetësi, Rama i tha “Mu bëre si Ilir Meta”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy