Sino: Vëmendja duhet të fokusohet tek sektori BPO! Kapitali ynë njerëzor është shumë i kërkuar në Ballkan

Sino: Vëmendja duhet të fokusohet tek sektori BPO! Kapitali ynë njerëzor është shumë i kërkuar në Ballkan

Sipërmarrësi Skerdi Sino deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se duhet një luftë më e thellë ndaj informalitetit pasi ndikon në klimën e biznesit vendas dhe në aftësinë për të thithur investime të huaja.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Sino tha se vëmendja duhet të fokusohet tek sektori BPO pasi do punësojë të rinjtë dhe do frenojë largimin e tyre.

Duhet një luftë më e thellë ndaj informalitetit pasi ndikon në klimën e biznesit dhe jo vetëm në atë vendas por dhe në aftësinë për të thithur investimet e huaja. Informaliteti është ende problem, jo vetëm ai brenda biznesit.

Vëmë re një rritje të investime të huaja në vendin tonë pasi deri diku kemi një PR pozitiv të bërë nga qeveria deri në këto momente. Qeveria sa i përket marketingut e vendos vendin në pozicion të mirë. Me rritjen e profesioneve që nuk ka nevojë të jesh prezent, ka biznese që e shohin Ballkanin si vend ku mund të investohet masivisht dhe me anë me anë të këtij investimi masiv nënkuptoj sektorin e BPO-ve, Business Process Outsourcing që është i rëndësishëm në GDP tonë por edhe në % e njerëzve që ka të punësuar.

Ne nuk i qasemi industrive të duhura. Shoh vëmendje të jashtëzakonshme ndaj turizmit. Turizmi nuk tërheq kapitalin njerëzor që tërheq BPO-ja. Ka ardhur momenti që vëmendja të fokusohet tek sektori BPO që veç se do punësojë të rinj do të ndalojë dhe largimin e të rinjve.

Bizneset mendojnë që punonjësit nuk duan të punojnë dhe punonjësit që nuk vlerësohen. Ka një vijë të mesme. Ne kemi një krah pune që është i ri dhe biznesi e kërkon por përballet me problematikën që rinia nuk pranon të punojë për shifra të caktuara.

Inteligjenca Artificiale ka ndarë botën e biznesit, ka nga ata që mendojnë se do sjellë fundin e shumë profesioneve dhe të tjerët që do sjellë zhvillim biznesit. Unë besoj që Inteligjenca Artificiale pavarësisht se do mbyllë një sërë profesionesh do të ndihmojë burimet njerëzore të punojnë me eficensë më të madhe.

AI do të na japë mundësinë që burimet të aftësohet më shpejt dhe të jenë më konkurrencial. Kapitali jonë njerëzor është shumë i kërkuar sidomos në Ballkan dhe në Evropë. Duhet të qasemi ndaj teknologjisë jo për t'u bërë të gjithë teknologjisë po për të zhvilluar profesione që janë online.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy