Ministri i Jashtëm i Greqisë vijon të mbajë qëndrime të ashpra në lidhje me mardhëniet me Shqipërinë. Ai u është përgjigjur pyetjeve të opozitës greke të Nea Demokracia, duke iu thënë se nëse Shqipëria nuk respekton të drejtat e minoritetit grek nuk do ta ketë të lehtë integrimin në BE. Gjithashtu ai kërkoi kthimin e pronave të Kishës Autoqefale Shqiptare.



