Katër rastet në të cilat Rusia, mund të përdorë bombën atomike

Katër rastet në të cilat Rusia, mund të përdorë bombën atomike

Rusia mund të përdorë bombën atomike! Kërcënimi nuklear është rikthyer në Perëndim, më shumë se 30 vite pas përfundimit të luftës së ftohtë. Qysh nga nisja e luftës në Ukrainë, Moska ka lënë të kuptohet disa herë se është gati për gjithçka për të çuar deri në fund atë që quhet “operacion special ushtarak”. Dhe mjerë NATO-ja nëse vendos të ndërhyjë, do të kishte pasoja të pa përjetuara më parë. Me pak fjalë, qëndrimi i Vladimir Putin është bërë i qartë disa herë.

Nëse diçka e tillë mund të materializohet apo jo, mbetet për t’u parë, por rusët po vazhdojnë të përdorin kërcënimin bërthamor siç nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë.

Është ish-kryeministri rus, i cili aktualisht mban postin e zëvendës sekretarit të Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev, i cili është rikthyer për të folur për bombën atomike dhe rastet në të cilat Rusia mund ta përdorë atë.

Siç raporton Pravda Ukraine, duke cituar agjencinë ruse Rbc, Medvedev dyshohet se ka thënë se ekzistojnë katër raste në të cilat Moska mund të vendosë të përdorë armë bërthamore:

-Nëse territori i saj goditet drejtpërdrejt nga armët atomike

-Nëse armët atomike do të përdoreshin kundër aleatëve të Rusisë

-Përballë pushtimit të infrastrukturës strategjike, si rezultat i të cilit forcat ruse të parandalimit bërthamor do të paralizoheshin

-Në rast të një akti agresioni kundër Rusisë ose aleatëve të saj, si rezultat i të cilit rrezikohej ekzistenca e vendit

Ministri rus i mbrojtjes, Serghei Shoigu, i cili u zhduk për ditë të tëra, u kthye gjithashtu me anë të një deklaratë ku tha se “Prioritetet janë armët me rreze të gjatë të drejtuar me saktësi, pajisjet e aviacionit dhe ruajtja e gatishmërisë luftarake të forcave strategjike bërthamore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy