Një avion privat u rrëzua në det në Le Lavandou, në juglindje të Francës, pasditen e së premtes.
Vendpushimi bregdetar i Le Lavandou ndodhet në Provence-Alpes-Cote d’Azur.
Përplasja në det ndodhi rreth orës 17:00 gjatë një shfaqjeje ajrore në të cilën mori pjesë ekipi aerobatik i Forcave Ajrore Franceze.
Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se avioni i rrëzuar nuk ka qenë avion patrullimi, por privat.
Nga operacionet e kërkimit u gjet i pajetë trupi i pilotit.



