700 lekë për plazhet publike/ Hoxha: Çmimi i pajustifikueshëm për qytetarët (VIDEO)

700 lekë për plazhet publike/ Hoxha: Çmimi i pajustifikueshëm për qytetarët (VIDEO)

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar vendosjen e një tarife prej 700 lekësh për përdorimin e hapësirave publike në plazh, një vendim që ka kaluar me votat e këshilltarëve të majtë dhe është kundërshtuar nga opozita.

 

Anëtari i këshillit bashkiak nga Partia Demokratike, Atird Hoxha, kritikoi këtë vendimmarrje, duke e cilësuar të pajustifikueshme dhe të pambështetur në dokumentacion të qartë. 

 

Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV ai bëri me dije se argumentimi i administratës bazohet në pretendime të pakonfirmuara për çmimet e aplikuara më parë nga operatorët privatë.

 

Administrata ka pretenduar përmes një korrespondence se disa operatorë kanë ushtruar të njëjtin aktivitet dhe se çmimi i aplikuar për një çadër dhe dy shezlongë ka qenë mbi 15 mijë lekë të vjetra. Mbi këtë bazë, ata kanë vendosur që tarifa të jetë rreth gjysma e këtij çmimi. Por në fakt, çmimi maksimal në atë zonë ka qenë rreth 5 mijë lekë të vjetra dhe nuk ka asnjë dokumentacion që ta vërtetojë këtë, si për shembull kupona tatimorë. Për mua, kjo është një artificë.

 

Ai shtoi se gjatë diskutimeve në këshill, një pjesë e këshilltarëve socialistë mbështetën propozimin e opozitës për një tarifë më të ulët, por drejtuesit nuk pranuan të ndryshonin qëndrimin.

 

Në mbledhjen e dytë për këtë projektvendim, disa këshilltarë socialistë iu bashkuan opozitës për çmimin 500 lekë, por drejtuesit nuk pranuan të lëviznin nga tarifa 700 lekë. U pretendua se me 500 lekë nuk mbulohen kostot për një çadër dhe dy shezlongë.

 

Hoxha ngriti gjithashtu shqetësimin për kufizimin e hapësirave pa pagesë në plazhet publike, duke theksuar se sipas tij, vetëm një sipërfaqe e vogël do të mbetet pa tarifë.

 

Ky plazh duhet të qëndrojë publik dhe pa pagesë, por nën presion u vendos çmimi 700 lekë, i cili është i pajustifikueshëm për qytetarët. Vetëm rreth 15 mijë metra katrorë do të mbeten plazh i patarifuar,” deklaroi Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy