
Dorentina Krraba, sipërmarrëse në tregun e qiradhënies tha se rritja e shërbimeve të AirBnB do të nisë të tkurret pasi nuk ka një rregullator dhe çdokush po e ofron, pa ditur si.
Sipas Krrabës, Ndërtuesit dy vitet e fundit kur bëjnë një ndërtim një kat e lënë për këtë AirBnB.

Kemi pasur një rritje të qirave. Në momentin që rriten çmimet e apartamenteve në shitje, sigurisht kjo sjell dhe rritjen e çmimeve të qirave.
Blihen kryesisht me i dhënë me AirBnB ose me qira, por sidomos me AirBnB duke qenë që kthimi i investimit është më i shpejtë. Me AirBnB mund të dalë kthimi i investimit në 10-15 vite.
Ne jemi kanali i fundit që e marrim këtë rritje çmimesh. Rriten çmimet e ndërtimit, rriten çmimet e apartamenteve, rriten çmimet e qirave.
Si treg AirBnB ka shumë problematika. E para është që nuk kemi rregullatorë tregu. Shteti të tregon se ku ta vendosesh, me çfarë çmimi të dalësh, kushtet që duhet të kesh për të dhënë këtë lloj shërbimi.
Ndërtuesit dy vitet e fundit kur bëjnë një ndërtim një kat e lënë për këtë lloj shërbimi duke i dhënë një ashensor të veçantë, një recepsion. Është e ndërtuesit si pronë, nuk e shet atë kat hyrjeje, duke e kthyer në apartamente të vogla për të dhënë këtë lloj shërbimi.
Kjo rritje do fillojë të tkurret. Duke mos pasur rregullator gjithkush po bën AirBnB po jo gjithkush po e jep shërbimin si duhet të jepet.



