
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, i akuzuar si autori i masakrës së Lushnjës.
Haxhiu është i arrestuar në Greqi dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke të Apelit nëse do të ekstradohet në Shqipëri.
Ai u gjykua në mungesë për një ngjarje kriminale të ndodhur në shtator të 2017-ës, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Dy të rinjtë u ekzekutuan me breshëri automatiku në hyrje të një lokali.
Haxhiu akuzohet se kreu vrasjet në bashkëpunim me Orges Bilbilin, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Objektivi i tyre ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.



