Një aksident rrugor që i mori jetën një 17-vjeçareje në Itali shtatorin e kaluar është rikthyer në vëmendjen e publikut atje ditët e fundit. Më 14 shtator 2016, Giada Molinaro u aksidentua për vdekje në rrugë nga një makinë që drejtohej nga një 24-vjeçar.
Ai e la në rrugë vajzën e re dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetimet që pasuan zbuluan identitetin e tij. Tri ditë pas ngjarjes, ai u arrestua teksa shkonte në punë, ndërsa makinën e kishte çuar te mekaniku.
Sot autori i aksidentit i ofron 1 milionë euro familjes së vajzës si dëmshpërblim. Por prindërit thonë se e vetmja gjë që duan është drejtësia për të bijën.
“Ata duan drejtësi, pa asnjë lëshim”, thotë avokati i prindërve të vajzës.



