Dhjetëra mijëra njerëz janë bllokuar në Black Rock City në shkretëtirën e Nevadës, ku po zhvillohej Festivali Burning Man.
Reshjet e dendura të shiut e kanë kthyer tokën në baltë dhe nuk është e mundur të largohesh apo të futesh në zonë .
"Strehohuni në një vend të ngrohtë dhe të sigurt, mos u largoni nga zona me makinë, motoçikletë ose biçikletë deri në njoftimin e mëtejshëm, kurseni ujin dhe ushqimin dhe ndajeni me fqinjët”, thanë organizatorët në një deklaratë në mediat sociale.
Çdo vit, mbi 60,000 njerëz shkojnë në Black Rock City, një "qytet i përkohshëm" që jeton vetëm gjatë ditëve të Festivalit Burning Man i cili këtë vit ishte planifikuar nga 28 gushti deri më 4 shtator.



