Aktori Drake Hogestyn, i njohur për rolin e tij si John Black në telenovelën "Days of Our Lives", ka vdekur në moshën 70-vjeçare pas një beteje me kancerin, njoftoi familja e tij të shtunën.
Deklarata e familjes e përshkruan Hogestyn si "burrin, babanë dhe aktorin më të mrekullueshëm”.
Hogestyn bëri debutimin e tij në "Days of Our Lives" në 1986 dhe u shfaq në më shumë se 4200 episode, sipas IMDb . Puna e tij në telenovelën e gjatë i dha atij çmimin e Soap Opera Digest në 1994 dhe 1995 çmimin “mashkulli më seksi” dhe një tjetër fitore në 2005 për “çiftin e preferuar”.



