Një fatkeqësi natyrore ka ndodhur në Norvegji si pasojë e motit të keq. 323 kafshë kanë ngordhur pasi janë goditur nga rrufetë, midis tyre 253 janë drerë të egër ndërsa 70 janë viça.
Agjencia norvegjeze e Mjedisit shpjegon se drerët qëndrojnë shumë pranë njëri tjetrit në kohë me mot të keq dhe kjo mund të shpjegojë edhe ngordhjen e tyre në një numër kaq të madh.



