Ramabaja: Moment historik për unifikimin e zërit politik të shqiptarëve. Rolin e Ramës s’e konsideroj paternalist!

Ramabaja: Moment historik për unifikimin e zërit politik të shqiptarëve. Rolin e Ramës s’e konsideroj paternalist!

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN e konsideroi një moment historik unifikimin e zërit politik të shqiptarëve. Ai vuri në dukje se roli i kryeministrit Rama në raport me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut s’mund të konsiderohet paternalist. Po ashtu Ramabaja thekoi nevojën e shtimit të forcave të KFOR-it në Kosovë, duke u shprehur po ashtu se projekti i të ashtuquajturës “bota serbe” nga mbështetjen direkte të Presidentit Putin.  

I pyetur mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe vizitën e këshilltarit të DASH Derek Chollet në Prishtinë, Ramabaja tha:

Këshilltari amerikan për Ballkanin kishte në projekt për ta vizituar rajonin në dhjetor, por për shkak të Covid-it e shtyhu këtë. Tani po e realizon duke ripotencuar interesin amerikan për Ballkan.  Rajoni ka tensione të ndjeshme, mos flasim për Veriun. Pozicioni është vështirësuar në Bosnjë, Mal të Zi, ka shenja jo të mira në RMV. Në këto rrethana një vizitë e një diplomati të lartë amerikan është e mirëseardhur. Projekti franko-gjerman, tashmë i përvetësuar nga të gjitha shtetet e BE, ka gjasa të shtyhet për një arsye shtesë, sepse duhet të ketë mbështetjen e SHBA-ve. Provokimet e Serbisë ishin për të krijuar pengesa për fillimin e një dialogu serioz.

Lidhur me projektin e botës serbe dhe domosdoshmërinë e shtimit të prezencës së KFOR në Kosovë, Ramabaja shprehet:

Projekti i botës serbe nuk është projekt në erë, ai ka mbështetje direkte nga Putini. Gjestin e Dodikut s’mund të kalonin pa e vënë re edhe Bruskel, prandaj kishim një reagim të zëdhënësit të BE, që paralajmëroi se deklarata të kësaj natyre dëshmojnë se Serbia s’është e interesuar për integrimin europian. Por deklarata e tyre s’ka zënë peshë në Beograd.  Shtimi i forcave të KFOR në Kosovë është tepër i domosdoshëm, po aq sa hartimi i përshpejtuar i një strategjie kombëtare, që do merrte parasysh interesin nacional të shqiptarëve në Ballkan. Edhe RMV ka provokime për të përjashtuar nga qeverisja bllokun shqiptar. Ky orientim ka mbështetje specifike të boshtit në Beograd”.

Ramabaja tha se faktori politik shqiptar duhet të konsultohet më shpesh, herë në Prishtinë dhe herë në Tiranë.

Ai (Rama) e ka këtë rol për unifikimin e qëndrimit politik të parcelizuar tej mase në RMV. Unifikimi i zërit të shqiptarëve në Maqedoni në këto çaste është i domosdoshëm. Ky lloj takimi duhet të mbahet më shpesh, sepse që në 2016 nuk është mbajtur një takim të tillë. Ata duhet të mësohen që faktori politik shqiptar, duhet të konsultohet herë në Prishtinë herë në Tiranë. Kemi dy blloqe, blloku që e konsideron veten si maqedonas, ku është edhe blloku shqiptar, dhe blloku pro sllav, që e konsideron veten si sllav.  Nuk do të thoja që ka rol paternalist. I takon kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës...Dikush duhet të marrë një rol të tillë, sepse krijimi i shumë partive politike shqiptare në RMV dobëson pozitën e shqiptarëve atje”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy