Presidenti Bujar Nishani humb gjyqin me kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e kishte paditur për fyerje dhe dëmtim imazhi.
Gjykata e Tiranës rrëzoi sot padinë si të pabazuar në prova dhe fakte. Vendimi u mor nga gjyqtarja Arjana Liço.
Një vit më parë, Nishani e paditi kryebashkiakun e Tiranës pas debatit për këndin e lojërave në parkun e Liqenit Artificial, duke kërkuar dëmshpërblim moral për deklaratat e tij.
Shuma që kërkonte Nishani nga kryebashkiaku ishte simbolike prej 1 mijë lekësh të vjetra.



