Cigarja elektronike, zbulohet shkaku i vdekjes së përdoruesve

Cigarja elektronike, zbulohet shkaku i vdekjes së përdoruesve

Vitamina E acetat, një përbërës i shtuar në produktet me bazë tetrahidrocannabinol (Thc) - një nga përbërësit kryesorë aktivë të kanabisit - është identifikuar si një "shkak shumë i fortë" në sëmundjet që lidhen me cigare elektronike që u bënë shkak për problemet shëndetësore të 2051 njerëzve, 40 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Lajmi konfirmohet nga Agjencia për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve (CDC), por duke lënë të hapur hipotezën se substancat e tjera kimike ose toksinat mund të shkaktojnë sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Zbulimi bazohet në analizën e mostrave të lëngjeve të marra nga mushkëritë e 29 pacientëve të sëmurë, ku u gjetën përbërës vitaminash.

"Për herë të parë zbuluam një toksinë që mund të jetë shkak për shqetësim, acetati i vitaminës E, në mostrat biologjike të pacientëve", me dëmtim të mushkërive të lidhura me cigaren elektronike”, tha Anne Schuchat, numri dy i CDC, në një konferencë për shtyp. “Mostrat, - shpjegoi ajo, - siguruan prova për praninë e vitaminës E acetat në vendin kryesor të dëmtimit të mushkërive".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy