Trump apo Harris? Miliona njerëz shkojnë drejt qendrave të votimit për zgjedhjet në SHBA

Trump apo Harris? Miliona njerëz shkojnë drejt qendrave të votimit për zgjedhjet në SHBA

Miliona amerikanë do t’iu drejtohen sot qendrave të votimit, për të zgjedhur presidentin e 47-të në histori të shtetit më të fuqishëm në botë.

Në një garë që është më e ngushtë se kurdoherë më parë, amerikanët do të vihen përballë një zgjedhjeje historike. Zëvendëspresidentja aktuale, Kamala Harris, është kandidate e Partisë Demokratike, në përpjekjen për t’u bërë gruaja e parë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përballë do ta ketë Donald Trumpin që synon rikthimin, katër vjet pasi humbi pushtetin nga Joe Biden.

Miliona njerëz tashmë kanë votuar, ndërsa qendrat e votimit janë bërë gati për procedura të shpejta, dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë.

Në shumë prej tyre, sidomos në shtatë shtetet që pritet të jenë përcaktuese për presidentin e ri, janë shtuar masat e sigurisë si përpjekje për të parandaluar trazirat e mundshme në Capitol të para gati katër vjetëve, sidomos pasi Trumpi ka vazhduar me pretendimet e rreme se ai i kishte humbur zgjedhjet për shkak të vjedhjeve të votave.

Pavarësisht se kush do ta fitojë garën për president të SHBA-së për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, ndikimi i rezultatit të zgjedhjeve do të vërehet në shumë pjesë të tjera të botës.

Ndikimi do të jetë i dukshëm duke nisur nga raportet me shtetet e tjera e deri te tregtia globale dhe klima.

Shumica e shteteve kanë një preferencë shumë të qartë për kandidatin republikan ose demokrat, dhe kjo rrallë ndryshon.

Kjo lë vetëm shtatë shtete “të lëkundura” që vendosin rezultatin.

Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin – të tria ku Biden fitoi në 2020; dhe Arizona, Georgia, Nevada dhe North Carolina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy