Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, mesazhi i Krypeshkopit Joan dhe Arqipeshkvit Dodaj

Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, mesazhi i Krypeshkopit Joan dhe Arqipeshkvit Dodaj

Këtë të diel 20 prilli besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, ku këtë vit qëllojnë në të njëjtën ditë dhe ato ortodokse dhe ato katolike.

Në mesnatë u mbajt mesha në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë nga Kryepeshkopi Joan Pelushi dhe në Katedralen Katolike “Shën Pali” nga Arqipeshkvi Arjan Dodaj.

Në fjalën e tij Kryepeshkopi Joan tha se ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme

Drupal Ad

Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi.

Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen.

Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror. Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme.

Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme.

Ndërsa Arqipeshkvi Dodaj u lut para besimtarëve që në ditën e ngjalljes së Krishtit Zoti të bëjë më të mirën për njerëzit.

O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amëshuar, na mbro! Kështu që kisha të shohë atë që kemi besuar. Bëj më të mirën për ne, Zoti ynë.

Ti ngre atë që ka rënë poshtë dhe ti mbron atë që është në luftë. Amen!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy