
Shpërthimi aksidental i një transformatori të tensionit të lartë në kilometrin e dytë të autostradës Tiranë-Durrës i ka shkaktuar vdekjen një personi dhe ka lënë të plagosur 2 të tjerë.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës në afërsi të një objekti në rikonstruksion.
Sipas policisë, shkak për shpërthimin është bërë një shkëndijë elektrike. Policia raportoi fillimisht për tre të plagosur: GJ. S., S. Ç., dhe F. Ç., punonjës të firmës, që punonin për rikonstruksionin e objektit në afërsi të transformatorit.
Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por njëri prej tyre ndërroi jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.



