RENEA ekzekuton 35-vjeçarin, që terrorizoi dhe qëlloi mbi policinë

RENEA ekzekuton 35-vjeçarin, që terrorizoi dhe qëlloi mbi policinë

Forcat  RENEA kanë vrarë 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifa, i cili paraditen e së dielës qëlloi me armë zjarri në fshatin Bularat, në drejtim të policisë. Autoritetet policore bëjnë të ditur se vrasja e 35-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 15:45 gjatë shkëmbimit të zjarrit me uniformat blu.

" Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Konstandinos Kacifa është lokalizuar nga forcat speciale. Këta të fundit  i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa", thuhet në njoftimin e policisë.

35-vjeçari Kaçifa sipas policisë është nga Bularati i Gjirokastrës, por kohët e fundit jetonte në Athinë dhe prej disa ditësh ishte kthyer në vendlindje. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e zhvillimit të një aktiviteti me rastin e festës së Greqisë, për grekët e rënë gjatë luftës italo-greke në Shqipëri. 

Forca të shumta policore, të cilat ndodheshin të në qendër të fshatit Bularat të Gjirokastrës u nisën menjëherë të shkonin në drejtim të vendit nga ku erdhën të shtënat. 35-vjeçari  Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me breshëri ndaj punonjësve të policisë, duke rrezikuar madje edhe  jetën e tyre, ndërsa asnjë prej efektivëve nuk është plagosur, porse  është thyer xhami i një mjeti të policisë.  

Po ashtu 35-vjeçari qëlloi herë pas here ndaj policisë,  pasi gjatë momentit kur është larguar  nga vendi i ngjarjes kishte patur me vetë edhe tre  karikatorë, ndërsa më pas u vra nga policia. Në ndihmë të autoriteteve policore lokale kanë shkuar edhe forca shtesë, të cilët kanë bërë  krehjen e zonës ndërsa janë munduar të arrestojnë 35-vjeçarin Kacifa, ka patur sërish shkëmbim zjarri mes tij dhe policisë, ndërkohë që kjo e fundit ka qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur, pasi Konstandinos Kacifa nuk ka pranuar të dorëzohet.  

PDIU, në një reagim në lidhje me ngjarjen, shprehet se Kaçifa është ekstremist i Agimit të Artë, si edhe akuzon policinë se po e paraqet atë ndryshe nga ç’është.

“Ky është ekstremisti i Agimit të Artë Konstatinos Kacifas, që Policia na e paraqet si të pirë. Nga kërkimet me dron u ndje era e pijes?! Konstatinos Kacifas mban veshur një uniformë të Forcave Speciale Greke.
Ndal relativizimit, por të arrestohen dhe të ndalohen ekstremistët e Agimit të Artë dhe “trimoshat e Vorio-Epirit”, të cilët kanë marrë zemër nga Rilindasit e rinj, që për turp po ngrejnë varrezat e atyre që erdhën si pushtues duke fyer shqiptarët. Kanë harruar mijëra të vrarë, masakruar dhe të shpërngulur që presin të prehen në një varrezë, si për çdo njeri në këtë tokë. Ne nuk harrojmë!”, thuhet në një postim të PDIU-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy