Rama: Brenda mandatit do kemi sistem të revolucionarizuar të prokurimeve publike. Do ketë më shumë transparencë

Rama: Brenda mandatit do kemi sistem të revolucionarizuar të prokurimeve publike. Do ketë më shumë transparencë

Kryeministri Edi Rama foli sot për një sistem të revolucionarizuar të prokurimeve publike, i cili sipas tij, do të sigurojë më shumë transparencë. 

Kemi nisur një punë shumë inovative me mbështetjen dhe asistencën direkte të Microsoft për inteligjencën artificiale, që do të na lehtësojë procese të caktuara duke filluar nga procesi i prokurimeve publike, për të cilin kemi projekt shumë ambicioz që do të kërkojë kohën e vet. Por ne jemi besimplotë që brenda këtij mandati do kemi një sistem komplet të revolucionarizuar të prokurimeve publike, me shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe me shumë më pak komponent njerëzor, në mënyrë që prokurimet të jenë sa më transparente dhe sa më të drejta në të gjitha nivelet. Po ashtu kemi ecur përpara me projektin e krijimit të një shoqërie sh.a që do të bëjë gjithë procesin e blerjeve të përqendruara”, tha Rama. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy