Reshjet e dëborës izolojnë veriun e vendit

Reshjet e dëborës izolojnë veriun e vendit

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme klanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e makinave. Prania e borës me intensitet të lartë dhe erëra të forta ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave dhe lëvizjen e njerëzve edhe në qytetin e Bulqizës. Probleme janë shfaqur edhe në rrjetin e energjisë elektrike, pasi disa zona kanë mbetur pa energji si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit.

Brenda qytetit lëvizja e qytetarëve është e bllokuar pasi rrugicat janë të mbuluara nga bora. Kukësi dhe Dibra gjithashtu kanë shfaqur probleme për të shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të borë. Si pasojë e rëndesës nga bora janë thyer pemë, shtylla dhe janë këputur përçuese elektrikë, duke lënë pa energji rreth 80% të Dibrës.

Ndërkohë lartësia e borës në zonat malorë  Kukës arrin në 60cm, ndërsa në qytet 15 cm. Sakaq rrugët rurale janë të qarkullueshme me zinxhirë, përveç rrugës që lidh Njësinë Administrative Arrë, me rrugën nacionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy